Kryeministri Rama vijon me dozat e tij të ironisë e sarkazmës në drejtim të opozitës dhe listave të saj të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Këtë radhë Rama në një fotomontazh ka futur në “lojë” edhe Halim Kosovën i cili kandidon në listën e PD në Tiranë duke përkthyer nocionin “pjell” të shprehur së fundmi nga Arben Imami në një montazh sarkastik.
“Halim Kosova i bashkohet kërkimit të PD për kandidatë”,-shkruhet mbi foton ku duket një elefant që po “sjell në jetë” një njeri ndërkohë që një tjetër i mban bishtin e Basha që pret.
Diskursin e Imamit duket se e ka përcjellë kryeministri Rama.
Deputeti i PD-së, Arben Imami deklaroi se Jozefina Topalli nuk mund të hiqet nga listat e kandidatëve për deputetë.
Duke iu referuar Bashës, Imami tha se në vend të Topallit, në listë u vunë shtëpiake që nuk kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë.
Imami tha se është shkelur statuti i partisë dhe se listat janë të pavlefshme.
“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë” – deklaroi Arben Imami në emisionin “Opinion”. (M.D/Shuplaka)