Pas kallëzimit të largimit nga detyra për Kryeprokuroren e Përkoshshme Dritan Gina u shpreh se kallëzimi i tij përban 15 faqe dhe se nuk do të lejojë që nëpërkëmbet puna e prokurorëve. Ai theksoi në fund se gjithë këtë e quan “Shqipëri hesapi”.
“Në kallëzimin penal i kam arsyetuar të gjitha në kallzimin penal prej 15 faqesh. Përfaqësuesit e shtetit pretendojnë ligjshmëri në të gjithë këtë proces. Unë nuk mbylla dyert me çelës dje ashtu si thanë. Nuk doja të mbaja zyrën, thjesht ishte një nëpërkëmbje për mënyrën sesi u bënë gjërat. Unë jam profesionist dhe e zbatoj ligjin. Në këtë vend nuk çahet për shkak se puna e prokurorit nuk shihet njësoj nga të gjithë. Zyrat e shtetit thonë që nuk e njohim më detyrën time në Elbasan. Ajo mënyrë që zgjodha dje, është mënyra seri u largova unë, prokuror dhe nuk do të lejoj kërkënd që të shkelë punën e prokurorëve.
Unë bëra detyrën që më caktoi dhe që e ndjej e drejtë për tu bërë. Unë natyrisht me kokëfortësi nuk mund të qëndroj në Prokurorinë e Elbaasanit në këtë rast mund të them “Shqipëri Hesapi”. “, u shpreh Gina.
Dritan Gina dje u shkarkua nga Prokuroria e Elbasanit dhe u transferua me punë Prokurorinë e Tiranës. (J.V/Faxweb)