Sot do të jetë maratona e transmetimit të emisionit ‘’Opinion”. Duke filluar nga ora 14;00 e ditës së sotme nga Sheshi ‘’Nënë Tereza” do të jetë një transmetim disa orësh, me shumë të ftuar që kanë qenë pjesë e emisionit ndër 20-vite.
Në videon e mëposhtme shihet dhe ana tjetër e stafit të emisionit. Ajo përtej kamerave. Nëse në ekran jemi mësuar të shohim vetëm Blendi Fevziun dhe rrallëherë kryeredaktoren e programit Desada Metajn, në video duken dhe pjesa tjetër e stafit.
E menduar si një video sa argëtuese aq edhe prezantuese, secili prej anëtarëve të stafit tregon rolin e tij në shtëpinë e përbashkët.
Nuk kanë munguar as nga ata që kanë kërkesa për Fevziun. Drini Zeqo i ka kërkuar Blendit së pari rritje rroge, së dyti më pak mbledhje dhe së treti emisione mbrëmjeje me orare më të kufizuara.
Në fund i ka kërkuar të mos harrojë premtimin që i ka dhënë. Pas programit maratonë që do të shfaqet sot, duke filluar nga ora 14:00, stafi dëshiron të shkojë në udhëtimin e premtuar.
Për mënyrën e organizimit dhe mënyrën sesi është konceptuar transmetimi maratonë na mbetet të presim edhe pak orë për të parë më shumë. Paraprakisht mësohet se me intervistat e tyre nuk do të mungojnë liderët më të rëndësishëm të vendit nga: Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama apo Lulzim Basha.
Sigurisht ky do të jetë një rrugëtim në vite…intervista që do të rikthehen, zhvillimet politike të para disa kohë më vonë. Figurat kanë mbetur pothuasje të njëjtat, ajo që ndryshon është vetëm ideja e të bërit televizion. Ndikuar shumë edhe nga mediat e reja.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=2eXVOWo_nEQ&feature=youtu.be