Ashtu siç e kishte kërkuar kryeministri Rama pak ditë më parë, Drejtoresha e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhi mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen nga ky pozicion.
Pak ditë më parë kryeministri Rama i kërkoi dorëheqjen të gjithë drejtorëve të Hipotekës në Tiranë dhe rrethe duke i bërë ata përgjegjës pas numrit të madh të ankesave që i kanë ardhur nga qytetarët.
Lediana Bardhi u emërua në postin e Drejtoreshës së Hipotekës së Tiranës në dhjetor 2014 nga ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Nasip Naço.
Ajo më parë kishte qenë përgjegjëse e IT-së në ZRPP dhe ishte shkarkuar nga puna. Po ashtu kujtojmë se emri i saj ka qenë i përfshirë dhe në listën e zezë publikuar pak kohë më parë nga kryeministri në rrjetet sociale.
(E.K/SHUPLAKA)