Ditën e sotme në Kuvend, në nisje pas kërkesës së deputetit të LSI Petrit Vasili, pati debate të nxehta mes Bashës dhe Ballës që më pas u pasua dhe nga braktisja e seancës nga opozita.
Ky debat u nxit pasi Balla e mbështeti kërkesën e tij dhe kjo gjë shkaktoi reagim të menjëhershëm të kryedemokratit Basha.
LSI ka reaguar në faqen e saj zyrtare përmes një postimi duke thënë se asnjë nga deputetët nuk ishte lajmëruar për propozimet lidhur me pjesmarrjen në komisionet parlamentare por megjithatë kërkesa e tyre u pranua.
“Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër,”- shkruhet në reagimin zyrtar.
(E.D/faxweb.al)