Në një qytet kaotik dhe të rrëmujshëm si Tirana shpesh na nododh që objekte të ndryshme që shohim nëpër qytet të mos ua kuptojmë funksionin që kanë.
Informalitet, pallate pa strukturë, mund të shohësh gjithçka, madje edhe kioska çdo 100 metra katrorë.
Pas kërpudhave të vendosura në lulishten pas kryeministrisë që akush nuk ua njohu kuptimin një tjetër objekt është vendosur së fundi. Këtë herë pranë piramidës, pak metra mund të themi larg kërpudhave.
Edhe këtij ‘’objekti’’ nuk i dihet kuptimi në fakt. E si i thonë asaj fjale ‘’gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Tironë’’. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post