Pak pas konferencës për shtyp të Kejdi Mehmetajt nga rradhët e LSI-së, e cila bëri me dije kallëzimin penal ndaj zv/kryeministres dhe 3 ministrave, ka reaguar ministri i Mjedisit, i pari në listën e LSI-së në Durrës, Lefter Koka.
Ai shprehet i sigurt në fitoren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo vetëm në Durrës por në çdo qark të vendit, pasi forca e LSI-së buron nga energjia e pashterueshme e rinisë.
“Nuk ka gjë, që na ndal! Forca jonë buron nga energjia e pashterueshme e rinisë!
Duke ndarë me të rinjtë e LSI, Rajoni 4, Durrës entuziazmin për një fitore të sigurtë e të padiskutueshme si Forcë e Parë, jo vetëm në Durrës, por në çdo qark të vendit. Shqiptarët do të votojnë nr. 1, shansin për ta, shansin për fëmijët e tyre!”, shkruan Lefter Koka.
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj reagoi ditën e sotme lidhur me shkarkimet e zyrtarëve që kanë pjesë e LSI-së. Kujtojmë se vetëm ditën e sotme 8 zyrtarë të lartë, që mbanin poste drejtuese u shkarkuan nga puba, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post