Pas konfirmimit në detyrë të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, KQZ ka marrë të njëjtin vendim dhe për kolegun e tij në Librazhd, Kastriot Gurra. Ky i fundit ishte denoncuar nga një lëvizje qytetare ku ngriheshin dyshime se Gurra ishte dënuar për falsifikim vulash.
Në përfundim të hetimeve, prokuroria gjeti se Gurra nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim e aq më tepër që të jetë dënuar për falsifikim vulash. Në këtë kuadër edhe KQZ mori vendimin unanim për konfirmimin e tij në detyrë dhe vazhdimin e mandatit.
Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme për Agron Malajn, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për ármëmbajtje pa leje. Ai nuk e ka fshehur dènimin në formular, por sipas PD-së dènimi sipas ligjit për dekri.minalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë.
Të dy kryebashkiakët janë kandiduar nga Partia Socialiste dhe fituan mandatin në zgjedhjet e 30 qershor 2019.