18:06 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Pas konfliktit me ”Ora News” prokurorët zbarkojnë në zyrën e AMA-së, mbledhin materialet

13:05 | 20/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Sistem dixhital pa licencë, AMA mbledh sot televizionet që duhet të fikin sinjalet e paligjshme

Pas konfliktit midis Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Ora News, prokurorët kanë zbarkuar mesditën e 20 janarit në zyrat e këtij institucioni për të marrë materialet.

Prokurorët do të marrin procesverbalet e AMA për të hetuar ligjshmërinë e vendimeve pasi AMA  po tenton ilegalisht të japë licencën kombëtare për transmetime dixhitale.

Dje, Autoriteti i Mediave Audiovizive tentoi përmes një përpjekje “puçiste” duke mos njoftuar operatorët televizivë të japë licencën kombëtare.

AMA zhvilloi mbledhje, për t’i dhëne shoqërisë “ADTN” sh.a me administrator Dritan Shakohoxha, licencën kombëtare private të transmetimit audioviziv.

Por votimi ka përfunduar me rezultatin 4 me 3, duke rezultuar i dështuar, pasi vendimi për dhënien e frekuencës kërkon të paktën 5 vota pro.

“Tre anëtare votuan kundër duke e konsideruar një shkelje flagrante e ligjit për mediat audiovizive proçedurën e përzgjedhur për dhënien e frekuencës”, konfirmuan për Ora News burime të besueshme nga AMA.

Sjelljet klienteliste të AMA vijnë pas tentativës së mërparshme, atë të datës 29 dhjetor 2016, kur AMA votoi 6 me 0 për dhënien e një  licence kombëtare e po ashtu vendosi mos dhënien e saj për shoqërinë “ADTN”.

Në të njëjtin takim, AMA vendosi skualifikimin e tre subjekteve te tjera aplikuese. Por megjithëse ky vendim skualifikimi është çuar në prokurori nga subjektet e interesuara, AMA u mblodh sërish, për të ndare licencën e mbetur.

Autoriteti i drejtuar nga Gentian Sala nuk njoftoi palët e interesuara për mbledhjen e sotme dhe  nga ana tjetër nuk ka respektuar as afatet ligjore te ankimimit nga subjektet qe kontestuan vendimet e 29 dhjetorit.

Anëtarë të AMA konfirmuan për Ora News se në relacionin shoqërues për mbledhjen nuk përmendej asnjë nga faktet e mësipërme.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet me 27 janar, dhe nuk dihet nëse do te tentohet serish qe po ne mënyre ilegale te jepet licenca kombëtare.

Etiketa: amakonfliktiora newsprokuroria
Pas

Michelle Obama po i jep lamtumirën Shtëpisë së Bardhë, shikoni se çfarë bën (VIDEO)

Para

Mrekullia në Itali, flasin zjarrfikësit sesi i shpëtuan njërëzit

Para
Mrekullia në Itali, flasin zjarrfikësit sesi i shpëtuan njërëzit

Mrekullia në Itali, flasin zjarrfikësit sesi i shpëtuan njërëzit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA rrëzon ankimimin, Françeskina Lekani humb përballjen me vettingun

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale. Ja dy më të votuarit në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.