10:51 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas kontabilistëve, ligji që taton profesionet e lira dërgohet në Kushtetuese edhe nga avokatët

07:33 | 22/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas kontabilistëve, ligji që taton profesionet e lira dërgohet në Kushtetuese edhe nga avokatët

Pa nisur ende nga zbatimi, ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili taton profesionet e lira, ankimohet për herë të tretë në Gjykatën Kushtetuese. Pas ankimit në Gjykatën Kushtetuese, nga deputetja Jorida Tabaku dhe ankimit të dytë që u depozitua në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), me pjesëmarrjen masive të avokatëve, juristëve dhe shumë profesionistë të lirë të fushave të ndryshme, më 19 prill u dërgua një tjetër padi për shfuqizimin e ligjit.

Edhe në padinë e tretë me objekt “Pezullim pjesor i ligjit nr.29/ 2023 dhe shfuqizimin e disa neneve të tij dhe akteve nënligjore”, pretendimet e profesionistëve të lirë për shkeljen e kushtetutshmërisë mbështeten te diskriminimi i shtresës së mesme dhe paligjshmëria e zbatimit të ligjit. Organizimi për përgatitjen masive të padisë së profesionistëve të ndryshëm erdhi pas dërgimit të njoftim vlerësimeve për secilin biznes nga administrata tatimore për parapagimet e 9 kësteve të tatimit.

Sipas përllogaritjeve të tatimeve, bizneset duhet të parapaguajnë nga 600 deri në 1,000 euro në muaj tatim për vitin 2024, mbështetur te të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara për 2023. Kontabilistët dhe juristët vlerësuan që jo vetëm përmbajtja juridike e vlerësimeve është e gabuar, por edhe llogaritja për këstet e parapagimit të tatimit.

Nga IKM dhe IEKA, ankimimi u depozitua në Gjykatën Kushtetuese më 20 mars 2024. Përfaqësues të këtyre institucioneve pohuan më herët për “Monitor” se pretendimet në lidhje me shkeljet kushtetuese janë:

1.Cenimi i parimit të barazisë para ligjit;

2.Shkelja e së drejtës themelore të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të profesionit;

3.Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike;

4.Cenimi i parimit të rezervës ligjore në fushën tatimore dhe hierarkisë së normave.

Ligji i ri parashikon zbatim në dy periudha. Pas zbritjes së shpenzimeve, fitimet e të vetëpunësuarve, personave fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira, nga 1 janari 2024 taksohen me normat 15% dhe 23%. Ndërsa bizneset e tjera të vogla do të vijojnë të kenë tatim zero deri më 31 dhjetor 2029.

Për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që u bëhet kategorive të bizneseve kërkohet shfuqizimi i nenit 69 që përcakton përjashtimin e bizneseve të tjera nga taksimi dhe të listës së shërbimeve të profesioneve të lira që u përfshinë në taksimin e ri.

“Shfuqizimi i pjesshëm i neni 3, paragrafi 5; nenit 12,paragrafi 1, germa “ç”; dhe nenit 69, paragrafi 1, germa “dh”, të ligjit nr. 29/2023 datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat ” i ndryshuar.

Shfuqizimi i nenit 4, paragrafi 1 “lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 Janari 2024” dhe i tabelës Analitike nr. 2, nënndarja 69, i VKM nr. 753 datë 20.12.2023 si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për pjesën që u referohet profesioneve të Kontabilistit të Miratuar dhe Audituesve Ligjorë”, citohet në kërkesën e depozituar në Kushtetuese.

Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin mars 2023 nga Parlamenti. Në muajin dhjetor u botua në Fletoren Zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitetesh, duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilitetit, avokatët, arsimtarët, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Në total, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. MFE llogarit se deri në 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%./ Monitor

Pas

Taylor Swift më e dëgjuara në Spotify

Para

Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve

Para
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve

Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Parlamenti turk dënon sulmet izraelite në Siri: Mbështetje për popullin sirian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.