Çifi i moshuar që u nxorën në mes të katër rrugëve nga fëmijët e tyre do të strehohen në qendrën Polivalente në Poliçan të Beratit.
Pas kronikës së ‘Fax News’ për dy të moshuarit, Shërbimi Social ka vendosur për transferimin e tyre drejt Beratit.
Të moshuarit kishin kërkuar ndihmë nga njerëzit pasi prej ditësh ndodheshin në rrugë në mes të ftohtit.
Fadil Mane 82-vjeç ka thënë se qytetarët kanë mbledhur disa shumë për të siguruar jetësën për disa ditë.
“Kam 4 femijë. Çupa me dhëndrin na moren lekët e shtëpisë dhe na nxorën jashtë.
Kemi fjetur në hotel. Lekët na i kanë dhënë qytetarë të ndryshëm. Jemi të semurë. Marrim pension dhe blejmë ilaçe. Gruaja është e sëmurë .
Kujdesem unë për atë. Më ka dhunuar nusja. Djali nuk më pranon në shtëpi”, u shpreh ai për ‘Fax News’.
Ndërkohë dy të moshuarit kanë bërë dhe denoncim në Polici pasi sipas tyre në hotelin ku strehoheshin iu kanë vjedhur 300 mijë lek të vjetra.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post