Kryeministri Edi Rama ka publikuar spotin e radhës të Partisë Socialiste, ku sërish në qendër qëndron vetë ai.
Radhën e shkuar Rama shfaqej në rolin e policit i cili gjobiste një shofer që kalonte semaforin me të kuqe, ndërsa këtë radhë ai shfaqet duke bërë rolin një personi që tërheq litarin.
Litari duket të jetë gjetja e radhës, ku kryeministri shihet duke e tërhequr në errësirë, por i vetëm nuk ia del dot. E para e ndihmon një vogëlshe dhe më pas duket sikur po del një rreze drite, ndërsa më pas kur bashkohen edhe të tjerë qytetarë lind dielli në qytet.
Kujtojmë se video e kryeministrit Rama me bllok shënimesh në dorë ndeshi në reagime të shumta qoftë pozitive dhe qoftë negative. Kjo pasi nuk është e zakonshme që të shohësh kryeministrin e vendit në rolin e një polici. Po ashtu edhe videoja e një vajze të re e cila po fliste për herën e saj të parë, që rezultoi të ishte hera e parë që votonte, po ashtu është kritikuar shumë. (D.D/Shuplaka)