Në çadrën e opozitës janë trajtuar ditën e sotme problematikat e qytetit të Elbasanit, qytet për të cilën kryetari i PD-së ka shprehur konsideratën e tij.
Ai ka treguar lidhjen me këtë qytet “ku rrezikon të ndihesh elbasanlli në mes të elbasanllinjve”, ku ka mjaftuar një kohë e shkurtër qëndrimi të tij aty për të provuar këtë ndjesi.
“Po është e vërtetë, kam një pikë të dobët për Elbasanin. Mjaftoi një kohë e shkurtër e shërbimit tim politik si i nagarkuar me shërbim poltiik në elbasan, ta kuptoja sa i madh është rreziku që të ndihesh brenda një kohe të shkurtër elvasanlli mes elbasanllinjve. Zemra gjeografike e Shqipërisë.
Kam pas nderin të punojmë për një ëndërr të përbashkët. Ia dolëm për autostradën, nuk ishte e lehtë. Ndërprerja e mandatit të PD-së solli ndërprerjen e mandatit. 4 vite dhe nuk e mbaruan rrugën që e gjetën pothuajse gati.”, është shprehur Basha sot.
Një ditë më parë, teksa foli për pëforcim të lëvizjes popullore, kreu demokrat e cilësoi Kavajën si kryeqytetin e demokracisë.
(XH.A/SHUPLAKA)