Portieri durrsak, Orges Shehi më herët pati paralajmëruar se mund të tërhiqej nga Skënderbeu, por pas kualifikimin në “Europa League” ai është shprehur për “Super Sport” se do të vazhdojë të jetë pjesë e “ujqerëve”.
“E kam thënë edhe herë të tjera që është një kënaqësi e madhe, ishim kualifikuar edhe më parë, por me këtë rrugë të gjatë dhe këto skuadra nuk na kishte dhënë kaq emocione sa sot. Duke parë stadiumin ishte kënaqësi e gjithë shqiptarëve. Unë brenda fjalës jam, Europa vazhdon. Në dhomat e zhveshjeve përshëndetëm Latifin se ikën, Osmani tha të përshëndesim Gesin, po jemi ende në Europë”, tha ai .
(S.SH/Shuplaka)