Taulant Xhaka ka reaguar pas lajmit të sotëm ku shkruhej se ai ka refuzuar të takojë trajnerin e Kombëtares Panuçi
Xhaka sqaron se diçka e tillë nuk ka ndodhur, madje ka pasur kontakte pozitive me trajnerin. Gjithçka që shkruhet në media është e pavërtetë shkruan ai.
REAGIMI:
Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.
Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.
Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.
Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren.
Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.
Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi.
Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.
Me Respekt Taulant XHAKA (B.H/Shuplaka)