23:05 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas lajmit të “Shuplakës”, zv/kryeministrja Mandija llogari Dritan Lelit cilës parti i ka dhënë sheshin

14:58 | 08/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ Dritan Leli i jep “me konçension” një partie politike sheshin publik në Vlorë

Pas lajmit të bërë publik një ditë më parë nga “Shuplaka”, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, e cila është edhe drejtuesja e Task-Force, i kërkon urgjentisht llogari kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, për dhënien me ”koncesion” të sheshit në qytetin e Vlorës.

Konkretisht, Mandija kërkon të dijë se cilës parti i është dhënë sheshi publik për t’u përdorur për dy muaj dhe për llojin e aktivitetit për të cilin është dhënë leja.

“Çfarë praktike është ndjekur në dhënien e lejes? Për cilin subjekt politik është dhënë për përdorim sheshi? Të vihem në dijeni për llojin e aktivitetit për të cilin është dhënë leja?” , janë disa prej pyetjeve që Mandija kërkon sqarim urgjent nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Një akt i paprecedentë i kryebashkiakut socialist të Vlorës, Dritan Lelit, i cili ka favorizuar një subjekt politik për 2 muaj rresht, duke i dhënë një shesh publik të qytetarëve, të cilët paguajnë taksa. Nga ana tjetër qytetarët e Vlorës janë privuar për 2 muaj rresht në përdorimin e këtij sheshi, mirëmbajtja e të cilit paguhet nga taksat e tyre.

A duhet të shkarkohet kryebashkiaku Leli pasi u kap me firmë dhe me vulë duke favorizuar një parti të caktuar? Me dhjetra shkarkime janë kryer këto ditë për pjesëmarrje në fushatë, por kjo i tejkalon të gjitha: përdorimi i hapësirës publike, duke shkelur detyrën, për një subjekt të caktuar zgjedhor.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Shuplaka”, Bashkia e Vlorës i ka dhënë për  2 muaj rresht një shesh publik një partie politike. Dokumenti në fjalë është përgjigja që i ka kthyer Bashkia e Vlorës Lëvizjes Socialiste për Integrim në kërkesën e saj për të mbajtur takimet e saj elektorale duke i thënë se “sheshi i është dhënë një subjekti tjetër publik”. Kjo përgjigje nxjerr krejtësisht zbuluar Lelin.

“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale.

Ju sugjerojmë të bëni kërkesë për përdorim të ndonjë ambjenti tjetër”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Leli.

Në dokument shihet firma e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli e që mban datën 7 qershor, lidhur me ngjarjen në fjalë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Dritan LeliLedina Mandijallogarisheshi
Pas

Messi tregon skuadrën ku do ta mbyll karrierën

Para

Shtyhet përsëri vendimi për Skënderbeun

Para
Shkon në 6 numri i të arrestuarve të grabitjes të Rinasit, Çerpja merr statusin e dëshmitarit të penduar

Shtyhet përsëri vendimi për Skënderbeun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.