Pas largimit të deputetes Fatjona Dhimitri, një tjetër deputet i është bashkuar Grupit Demokrat. Deputeti Ligoraq Karamelo, i cili vepronte si i pavarur në Kuvend është bashkuar së fundmi me grupin democrat.
Karamelo kishte kërkuar bashkimin me demokratët në Kuvend pak ditë më parë dhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është miratuar dëshira e tij.
Ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi që ka njoftuar vendimit, gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare. Kujtojmë se deputetja Fatjona Dhimitri, pasi doli kundër vendimit të grupit duke deklaruar se do të votonte paktin e 5 Qershorit.