Pas tre lëkundjeve në Turqi, një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë pak minuta më parë.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në Kretë.
Vatra e goditjes ka qenë në 31 km thellësi, ndërsa tërmeti është regjistruar rreth orës 22:58. Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.