Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se një vajzë është zhdukur në fshatin Drenoc të Deçanit.
Sipas raportittë policisë, denoncimin për zhdukjen e ka bërë babai i vajzës të dielën pas mesditës.
Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk e di vend-ndodhjen e saj.
“Fsh. Drenoc, Deçan 22.08.2021 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar me ka raportuar se viktima femër kosovare vajza tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport.