Vetëm një ditë më parë këngëtarja Tuna u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj të cilin e quajti Titan.
Këtë lajm e bëri publik vetë bashkëshorti i saj Patrisi, pas një fotografie të postuar pak minuta pas lindjes. Nuk kanë qenë të paktë edhe reagimet nga ana e fansave të cilët kanë uruar Tunën dhe bashkëshortin e saj për lindjen e djalit.
E ish i dashuri i saj reperi Cozman, sapo publikoi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet me një shok dhe shumë i lumtur. (J.V/Shuplaka)