Nënkryetari i LSI-së Luan Rama reagoi sot pas akuzave të PS-së lidhur me nënprefektin e Sarandës Ilir Hysi, se shpërndante lekë dhe ushqime në këmbim të votave. Mirëpo pas fjalës së Luan Ramës, një tjetër reagim vjen nga LSI-ja e Sarandës.
“E tmerruar nga humbja e nesërme dhe e turpëruar nga lakuriqët e saj të natës dhe të ditës që janë turrur cep më cep për të blerë shpirtrat dhe dinjitetin e atyre, që i lanë pa punë, që u shkatërruan shtëpitë dhe pronën e ngritur me gjak e me djersë.
Rilindja duke shpërndarë thasë me miell e para të thata, tashmë me gojën e kryerilindasit që nesër do të jetë kryehumbësi që përpiqet të fshehë diellin me shoshë, duke u bërë totalisht qesharak e duke deklaruar se makina e batakçijve rilindas në Ksamil është e nën prefektit të Sarandës.
O zotërinj rilindas gjejeni Ilir Hysin tuaj, se ai që është nënprefekt nuk e ka atë makinë në pronësi.
O zotërinj rilindas, pronësia e automjetit është lehtësisht e verifikueshme.
Imagjinoni se në çfarë derexheje është katandisur rilindja.
Kur gënjen për një targë makine, kuptojeni vetë se çfarë mashtrimesh i ka thënë popullit gjatë kësaj fushate.
Prandaj dhe shqiptarët do ta dënojnë nesër me votë.”, thuhet në njoftimine LSI-së. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post