20:08 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pas marrëveshjes Merkel-Seehofer, Austria: Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët

16:37 | 03/07/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas marrëveshjes Merkel-Seehofer, Austria: Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët

Austria tha sot se është e gatshme të zbatojë masa të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, nëse Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin, të shpallura dje nga qeveria e saj. Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena “është gati sidomos të marrë masa për të mbrojtur kufijtë jugorë”, që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë. Austria nuk thotë se për çfarë masash bëhet fjalë.

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është i ndarë në çështjen e emigracionit: Partia e kancelares Angela Merkel përkrah një qëndrim më mikpritës ndaj emigrantëve, ndërsa partneri i saj bavarez i koalicionit kërkon kontrolle më të rrepta se kush duhet të lejohet dhe kush jo. Mosmarrëveshjet kërcënonin ta nxisnin zonjën Merkel për të kërkuar një koalicion të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja.

Por pas disa orë negociatash, ajo dhe zoti Horst Seehofer, udhëheqës i Bashkimit Kristian Social dhe Ministër i Brendshëm, thanë se kishin rënë dakord për një plan që funksionon për të dyja palët.

Marrëveshja parashikon krijimin e qendrave të tranzitit ku do të mbaheshin azilkërkuesit ndërsa bëhet vlerësimi i rasteve të tyre. Nëse zbulohet se kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata do të kthehen në atë vend ose në Austri, në varësi të marrëveshjes me qeverinë austriake.

/VOA/

 

Etiketa: AustriaMerkel-Seehofer
Pas

Maradona me deklarata të ‘lëkundura’: Neymar mund të të bëjë të qash dhe të qeshësh

Para

Nuk mund të mungonte/ Taulant Xhaka ka një urim për vëllain e tij Granitin

Para
Nuk mund të mungonte/ Taulant Xhaka ka një urim për vëllain e tij Granitin

Nuk mund të mungonte/ Taulant Xhaka ka një urim për vëllain e tij Granitin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72 vjeçar, 3 efektivët rrezikuan jetën

Polonia përgatit manual kombëtar për qytetarët në rast lufte ose fatkeqësie natyrore

Stërvitja e përbashkët Serbi-Kinë, BE lëshon alarmin: Bie ndesh me politikën tonë të jashtme, nëse Beogradi dëshiron…

Nga birrat te makinat luksoze, nipi i Fidel Castro-s është simboli i rënies së revolucionit kubanez

Zelensky njofton fazat e ardhshme të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse tejkalohen kufijtë

Trump akuzon Obamën për “tradhti”: Ishte kryetari i bandës së komplotit në krimin më të madh politik! Ka ardhur koha të ndiqet penalisht

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Guterres: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

Presidenti i Interit, Marota: Do flasim me Çalhën, për Ademolën na prisni dhe pak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.