Mbrëmja e kaluar u kthye në festë për të gjithë shqiptarët pas fitimit të ndeshjes Serbi-Zvicër, ku autorët e golave ishin dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri dhe Taulant Xhaka. Entuziazmin dhe lumturinë e kanë shprehur edhe emra të njohur të botës së ekranit, ndër ta Rita Ora dhe Dua Lipa. Pikërisht për këtë të fundit kanë shpërthyer kritika nga ana e serbve.
Sipas ‘Gazeta Express’ një prej këngëtareve më të njohura në shtetin fqinj, ka shkruar një status në Twitter ku kërkon që këngët e Dua Lipës të ndalen në çdo radiostacion serb. Të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë mbështetur këngëtaren në fjalë, ndërsa një pjesë e vogël kanë shkruar se nuk mund të bëhet fajtore Dua Lipa për humbjen e ndeshjes.
(M.Q/Faxweb)