Agron Duka ka folur pas mbledhjes së Bashës me aleatët e Partisë Demokratike. Sipas Dukës marrëveshja ka penalizuar partitë e vogla dhe tani po shikon të mati forcat e partisë së tij në lidhje me deputetët që mund të marrë.
“Të gjitha partitë kanë mundësinë ose mund të mos hynë fare me PD-në. Kjo lloj marrëveshje natyrisht i dëmton partitë e vogla, ky kod zgjedhor është bërë për pak koalicione që partitë e vogla të mbesin të mëdha. Por natyrisht është utopike, po në këto kushte ku nuk ka minus mund të kemi pretendime, duhet të matim forcat por koha është e limituar. Basha na dha të drejtën si të hyjmë në zgjedhje. Unë sapo thashë duke jemi pak veten nëse jemi duke marrë një mandat, kjo mbetet për t’u parë. Marrëveshja na ka penalizuar sa të duash partitë e vogla. Në rradhë të parë jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja, në kushtet që ishim zoti Basha ishte i detyryuar të pranonte dhe kushtëzuar nga zoti Rama.”, u shpreh Duka.