Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, ka folur në një deklaratë për mediat lidhur me mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit, mbledhje e thirur nga kryetari Ilir Meta.
Doda tregon se në mbledhje kanë diskutuar mbi përmirësimin e standarteve zgjedhore. Deputetja shpreu keqardhjen për mos pjesëmarrjen e opozitës, megjithatë sipas saj ky diskutim ishte i nevojshëm.
“U verifikua monolog, do ishte mirë të shihnim një tryezë të instaluar për zgjidhjen e krizës, diskutuam për një paketë për përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, jo vetëm për numërimin, por për të gjitha rastet e denoncimit për tjetërsimin e votës, do ishte e udhës të ishte edhe Partia Demokratike, por përmirësismi i sistemit zgjedhor është urgjent. Votat tona nuk ka asnjë arsye që t’i numërojnë të tjetrët.
Të paktën partitë të kënë minimunin e garancisë dhe të kuptojmë se nuk jemi në kushtet e anonimitetit.
Besoj se do ketë edhe një tryezë tjetër, nuk kërkojmë asgjë tjetër por minimumin e garancisë, sigurisht nuk është normale sepse opozita nuk është në zgjedhje, por nga ana tjetër është e domosdoshme.
Ne jemi të gatshëm të votojmë gjithçka që përmirëson sistemin, rritjen e kontrollit mbi numërimin, një pasqyrim më i mirë në media, dekriminalizimi.
Nuk kemi diskutuar për datën e zgjedhjeve sepse kemi një datë të caktuar nga presidenti. Por sigurisht që do të ketë vend për diskutime të mëtejshme.
Unë nuk mendoj se është një ndryshim i rregullave të lojës, sepse çdo përmirësim është normal në një situatë të tillë. Në këto kushte qëe jemi ky është minimimi i garancisë që mund të kërkojnë partitë. Le të themi që sistemi ka nevojë për një koalidim minimal.
Dua t’ju rikujtoj një fakt i cili nuk flet mirë për KQZ, në 2015 hoqi numëruesin nga PDIU dhe nuk dha asnjë qëndrim dhe OSBE-ODIHR ka reaguar për këtë. Kjo është diçka jetike për ne por edhe për partitë e tjera politike. Ka një paketë e cila do të duhet të shikohet në tërësinë e saj.
Nuk ka një vendimmarrje sot por ka një vullnet politik për të përmirësuar këtë situatë që po shkon drejt një problematike pothuajse të pamundutr për të shkuar përpara.
PDIU nuk ka thënë që nuk do ketë zgjedhje, por nuk imagjinojmë dot të kemi zgjedhje pa opozitën, një thirrje për gjithë palët për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjen e artë. E kuptojmë nevojën, por do të duhet të ulemi. Nuk ekziston dialogu ku njëri kokën mënjanë e tjetri mënjanë.”, deklaroi Doda. (D.D/Shuplaka)