Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka deklaruar se janë një turp i madh pamjet filmike nga vjedhja dhe tjetërsimi i votës por të të “verbërit” nuk kanë sy t’i shohin.
“Sot kishim mbledhjen e parë pas konventës së fundit dhe bëmë një vlerësim politik të situatës politike në vend duke e vënë theksin tek domosdoshmëria e krijimit të një fronti opozitar kundër pushtetit që dëshmoi papërgjegjshmëri para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve.
LSI si një forcë që në themelin e vet ka vlerat e patjetërsueshme të humanizmimit dhe solidaritetit do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve për të qënë realisht zëdhënëse shprese dhe mbrojtësie e interesit të më shumë se 75% të interesave qytetarëve. Është për të ardhur keq në fakt që kjo që ne paralajmëruam po konfirmohet edhe me denoncimet më të fundit në KQZ-së ku janë shfaqur të dokumentuara në mënyrë korrekte rastet e vjedhjes së votës së tjetërimimt të saj.
Kjo është një njollë e madhe turpi për procesin dhe për të të verbërit që nuk kanë sy të shohin edhe me pamje filmike tjetërsimin dhe vjedhjen e votës. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të jemi në anën e qytetarëve dhe të jemi me të njëjtën vendosmëri sepse kjo është vetë ADN-ja e LSI-së. Kryetari i Grupit Parlamentar është Petrit Vasisli. Ne do të vazhdojmë më të njëjtin angazhim dhe seriozitet dhe me planin organizativ të partisë që me filimin e vitit. Në fund të javës nis kampingu në Jalë.”, u shpreh Luan Rama. (J.V/Shuplaka)