Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë e cila ka zgjatur 4 orë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke dalë me një vendim unanim u shpreh se ky vendim synon ta kthejë PD në një parti më të fortë.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët mbi fraksionet brenda PD, ai theksoi se për sa kohë ai do të drejtojë këtë force politike, nuk do të ketë ndasi brenda saj, por do të punohet për një qëllim të përbashkët.
Basha u shpreh se PD nuk ka kundërshtarë brenda vetes së saj, por kundërshtar të vetëm ka vetëm “një person që përfaqëson aleancën me krimin”.
“Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat qe te punoje për qëllimin e përbashkët. është qellim kombëtar për te çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.
(S.SH/Shuplaka)