Prifti malazez Radomir Nikçeviç nga Shkodra pas meshës ka dhënë një deklaratë tronditëse. Ai nga fshati Vrakë i Shkodrës është shprehur i bindur se Kosova është Serbi.
“Fax News” raporton se pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishen e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i kishës ortodokse, Radomir Niçkeviq kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtareve të pranishem. Pas meshes Niçkeviq deklaroi para mediave se vlereson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar për minoritetet.
Niçkeviq i pyetur për qëndrimin e kishës ortodokse në Malin e Zi u shpreh se Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë. Kleriku shtoi më tej se në Kosovë, Serbia ka shumë kisha dhe vende të shenjta. Niçkeviq deklaroi gjithashtu qartazi se Kosova është Serbi, ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti. Duhet të themi që Vraka është një fshat i cili ka në përbërjen e tij shtetas me origjinë serbe.
Duhet të theksojmë që vetëm një muaj më parë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte në takim me këtë minoritet dhe nuk bëri asnjë koment në lidhje me njohjen e Kosovës. (J.V/Faxweb)