Taksa e vendosur nga qeveria e Haradinaj ndaj produkteve serbe, ka shkaktuar një sërë reagimesh, ndërsa Vuçiç ka kërkuar heqjen e saj.
Pas NATO-s, ku Admirali James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kërkonte heqjen e kësaj takse, ka reaguar edhe BE, me anë të përfaqësueses së lartë Federica Mogherini.
Mësohet se Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Mogherini i ka kërkuar kreut të shtetit kosovar që të hiqet taksa 100 për qind që qeveria ka vendosur për mallrat serbe. Po ashtu bëhet e ditur se Mogherini e Thaçi kanë folur për negociatat dhe për zhvillimet e fundit mes dy vendeve.
“Federica Mogherini foli në telefon me presidentin Hshim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-sa, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mogherini theksoi se vendimi i Qeverisë për të rritur taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e ndërlikon edhe më tutje situatën dhe nuk sjell zgjidhje për problemet e njerëzve dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Kjo masë nuk ndihmon në raportet e mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatën e BE-së.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post