Pas incidentit të ndodhur në Vjenë ka reguar Ekipi i Kukësit në lidhje me situatën e krijuar.
Ekipi ka qartësuar të gjithë opinionin publik në lidhje me tymnajën e përhapur, me ose pa qëllim. Skuadra kampione e Shqipërisë deklaron publikisht se është e hapur ndaj çdo lloj hetimi, të çdo lloj organi. UEFA është e hapur të hetojë ndeshjet tona dhe jemi të prirur për të bashkëpunuar me to.
Sipas tyre nuk bëhet fjalë për një hetime të lojtarëve . por për një kontroll rutinë.
“Në lidhje me marrjen e telefonave të lojtarëve dhe “mospranimin e tyre”, bëjmë me dije se lojtarët e Kukësit nuk kanë reaguar negativisht, por kanë ndjekur të gjitha udhëzimet e avokatit të klubit. Ky i fundit po merret me çështjen dhe po punon me ngritjen e një padie kundër “Federbet”-it. Jemi të bindur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, por duke ndjekur rrugën ligjore”, shkruhet “Panorama Sport”
Deklarata e plotë:
Në lidhje me episodin e djeshëm, njoftojmë që disa nga lojtarët tanë janë vendosur para një kontrolli rutinë nga policia austriake.
Në lidhje me marrjen e telefonave të lojtarëve dhe “mospranimin e tyre”, bëjmë me dije se lojtarët e Kukësit nuk kanë reaguar negativisht, por kanë ndjekur të gjitha udhëzimet e avokatit të klubit. Ky i fundit po merret me çështjen dhe po punon me ngritjen e një padie kundër “Federbet”-it. Jemi të bindur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, por duke ndjekur rrugën ligjore.
E theksojmë se për rezultatet në miqësore nuk jemi aspak të kënaqur, por në një rast kundërshtari i fortë, e në rastin tjetër lodhja e ekipit kanë ndikuar në rezultatet negative. E përsërisim që do t’i shkojmë deri në fund çështjes!
(S.SH/Shuplaka)