Ndalimi në polici i repertit të famshëm shqiptar, Noizy, ka zgjatur shumë pak pasi ai tashmë është i lirë.
Reperi i njohur ka vazhduar jetën e tij normale. Madje ai është takuar edhe me humoristin dhe prezantuesin e njohur Ermal Mamaqi, i cili përmes një video të publikuar në Facebook, shtiret sikur ndodhet pas hekurave me Noizy-n.
“Erdha me nxjerr këtë nga burgu, më rrasën dhe mu brenda,” thotë Ermali me shaka.
Më pas shton: “Kush ka mundësi tek burgu të na sjellë cigare, se këtu është si me qenë te markata e peshkut”.
Shkak për arrestimin e Noizy-t u bë një video ku ai shihej duke qëlluar me armë, por që më pas rezultoi se kishte lidhje me një klip të realizuar nga këngëtari “rebel”. Pas kësaj ai u la i lirë. Videoja në fjalë u publikua nga motra e kundërshtarit numër një të Noizy-t, Stresit. (D.D/Shuplaka)