Prej disa kohësh iu shkëput nga jeta e tij artistike por është rikthyer. Fjalën e kemi për këngëtarin e njohur Luiz Ejlli i cili prej kohët e fundit nuk ka xjerrë asnjë këngë në tregun muzikor shqiptar.
Pas ndarjes së bujshme me vajzën e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli, këngëtari i njohur nga Shkodra Luzi Ejlli i është rikthyer jetës së tij artistike. Së fundmi ai vjen me një këngë të cilën e ka si duet me me Rezarta Smajan.
Kënga titullohet “Ra një yll”, me të cilët do të konkurrojë së shpejti në festivalin e fundvitit në RTSH. Këngën e ka publikuar edhe në rrjetet sociale dhe zbulon se për të ka bashkëpunuar me Agim Doçin dhe Edmond Zhulalin.
Festivali i 56′ i Këngës në RTSH do të zhvillohet në prag Kishtlindjesh, në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor. (J.V/Faxweb)