Prej kohësh tashmë është komentuar për ndarjen e bujshme mes balerinës Alba Hoxha dhe koreografit të njohur Albi Nako. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram dhe Alba nuk është më pjesë e trupës së tij të baletit, madje ata prej muajsh nuk janë parë më bashkë.
Burime të afërta me dyshen treguan se arsyeja e ndarjes janë bërë prindërit e Albës. Kanë qenë ata të cilët nuk e miratonin lidhjen dhe kjo për shkak të diferencës në moshë mes saj dhe koreografit të njohur.
Ndërkohë Alba i ka habitur të gjithë teksa ka bërë një deklaratë befasuese për Albin.
Njëri nga fansat e ka pyetur në Instastory: “Cili është koreografi që mendoni se i merr të gjitha meritat për arritjen tënde si balerin?”, dhe Alba i ka thënë: “Albi Nako”, duke etiketuar edhe koreografin.