Ka patur tension sot në fundin e ndeshjes mes Luftëtarit dhe Skënderbeut, ndeshje që u luajt në Gjirokastër.
Pas vërshëllimës së gjyqtarit në përfundim të ndeshjes ka patur një përplasje mes tifozëve të të dy ekipeve.
Forcat policore mësohet se kanë marrë në mbrojtje mbështetësit e Skënderbeut duke i futur në fushë, por tifozët e Luftëtarit kanë ritentuar të futen në stadium nga porta e ambulancës. Mësohet se incidenti ka ndodhur pas dyshimeve për trukim.
Situata njoftohet të jetë qetësuar dhe blutë kanë ndaluar një tifoz të ekipit të Luftëtarit.
Ky nuk është rasti i parë kur në futbollin shqiptar sillen episode dhune. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post