PSG ka marrë një fitore në Ligue 1, por ka humbur sulmuesin më efikas të skuadrës, Edinson Cavanin.
Pas Neymarit, tashmë skuadra franceze ka marrë një tjetër lajm të hidhur 3 ditë para ndeshjes së Champions Leagues ndaj Manchester United.
Cavani u zëvendësua në pjesën e parë gjatë ndeshjes ndaj Bordeaux, pasi mori një lëndim në kofshë.
Vlen të theksohet që një mungesë e mundshme e Cavanit dhe Neymarit do të krijonte shumë probleme për PSG-në në Champions League.