Të paktën 9 persona kanë humbur jetën kur një kamion mori përpara një turmë njerëzish në një treg krishtlindjesh në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.
Policia vendase njofton gjithashtu se, mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që po konsiderohet si një sulm terrorist nga autoritetet, të cilat dhanë alarmin për këtë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtari i njohur shqiptar, Dashnor Diko, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se një më parë ka qenë në të njëjtin vend ku ndodhi ngjarja së bashku me familjen e tij.
“Në Berlin, në vendin ku ka ndodhur tragjedia, ishim mbrëmë tre familje bashkë me fëmijët tanë, të cilëtz morën kënaqësinë e atmosferës tek ato lojëra. Zoti na paska ruajtur dhe keqardhje në maksimum për ata viktima”, shkruan Diko në Facebook.
Incidenti ndodhi në zonën Breitscheidplatz në kryeqytetin gjerman, zonë tashmë e rrethuar dhe e izoluar nga policia, e cila është treguar shumë e kursyer me detajet. Situata është ende e paqartë, ndërsa me dhjetëra makina policie dhe ambulanca janë në vendngjarje. (A.R/SHUPLAKA)