Pas ngjarjes së mbrëmjes së kaluar në Berlin, ku një kamion mori përpara turmën në një treg krishlindjesh, në Milano do vendosen barriera anti-kamion në arteriet kryesore të qytetit.
Lajmi është bërë me dije nga vetë perfekti i qytetit Alessandro Marangoni i cili shprehet se policia, zjarrfikësit dhe ushtria janë në gadishmëri për çdo gjë.
“Ne kemi përgatitur një rimodelim të sistemit të sigurisë që do të implementohet dhe me disa barriera. Ato do të vendosen në rrugët që të çojnë në zonën qendrore mes San Babilas dhe Castello Sforzesco, deri tek Navigli, një unazë rrugësh që rrethojnë qendrën e Milanos dhe që kanë një numër të madh merkato Krishtlindjesh”, deklaroi Marangoni.
Sipas prefektit, ajo që ndodhi në Berlin ndodhi edhe para pak muajsh në Nicë, kështu që nuk mund të nënvlerësohet fakti që mund të ketë incidente të ngjashme. (D.D/Shuplaka)