Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për çështjen e “21 janarit” kanë reaguar familjarët e Aleks Nikës që humbi jetën në demonstratat e asaj kohe.
“Besojmë se tashmë SPAK duhet të bëjë drejtësi për 21 Janarin. SPAK duhet të hetojë nga fillimi deri në fund 21 Janarin me objektivitet dhe i pandikuar nga politika. SPAK nisi hetimin pas urdhrit nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Evropiane. Kërkojmë drejtësi dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt 21 Janarin, provat janë aty. Duam drejtësi, të hetohet e gjithë kupola e shtetit, 21 janarin është krim shtetëror. Kemi paditur ish-kryeministrin, Sali Berisha në atë kohë, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kreun e Gradës Ndrea Prendin. Nëse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin, sistemi i drejtësisë është i rënë. Thirrje politikës mos të ndikojë te drejtësia. Kemi besim te SPAK”, tha Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.