Në një lokal në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri Igli Hoti, 33 vjeç. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur dhe Artan Qeshori me mjete te forta. Këtë mëngjes, disa persona kanë qenë të dehur, janë zënë “pse smë hap rrugën” në dalje të lokalit, janë takuar më pas në trekëndëshi dhe njëri ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur 33-vjeçarin.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Korçë
U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.