Kryeministri Rama ka qenë sot i pranishëm në Parlament. Pas një mungese prej më shumë se një muaji në fjalën e tij Rama ka thënë se sot do të donte të fliste me shifra. Dhe e ka nisur nga ekonomia fjalën e tij. Nga arritjet e qeverisë së tij ka vënë theksin te rritja e pensioneve që do të nisë nga Marsi.
‘’Sot do të doja të flisja me gjuhën e fakteve për të vlerësuar dhe peshuar opinionet. Dje qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Pensionistët do të kenë një pension më të lartë, jot ë lartë, çka do të thotë që kemi ende shumë punë për të bërë.
Ne morëm një ekonomi që varionte nga 0.5 deri në 1 %. Ndërkohë që sot rritja ekonomike luhatet në 3.5%. tashmë kjo tregon që ne jemi më të pasur apo më të varfër.
Banka Botërore dhe FMN që kanë tagrin për të vlerësuar ekonominë thonë që rritja ekonomike është mbështetur te investimet e huaja dhje te rritja e konsumit. A do të thotë kjo që është ulur ekonomia? ‘’, ka thënë Rama.
”Kemi bërë gjithçka me bindjen se duhet të vendosim bazat për të bërë shtet. Shtet që nuk ka një inventor, nuk ka një regjistër pronash, nuk ka një regjistër civil. Pse nuk e mori njeri përsipër regjistrimin e emigrantëve. Apo jemi një popull kaq i amdh sa e kemi luksin të regjistrohemi gabim. Gënje gënje gënje sa borxhi public vetëm në 2016 arriti të binte nën 16%. Unë e di që njerëzit nuk hanë statistiakt, nuk i veshin fëmijët me raporte, nuk i kurojnë njerëzit e sëmurë me të dhena nga INSTATI”, ka vijuar kryeministri.
”Duke iu referuar shifrave nuk bëjmë gjëegjëza po flasim për shifra të institucioneve ndërkombëtare. Kapitulli i Ekonomisë nga Komisioni Europian është më i miri në historinë e të gjitha progres raporteve. Maqedonia ka një bilanc të admirueshëm dhe ka ngritur një model për t’u marrë shembull, por përsa i përket investimeve të huaja Shqipëria zë vendine dytë pas Malit të Zi.
Mali i Zi ka avantazhin me Reformën në Drejtësi. Ne kemi prej dy vitesh sa i mësuam investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Dhe ku vështirësohet punë me investitorët? Te leshenia e pronave në bregdet. Vjen një investitorë dhe prona rezulton shtetërore. Punohet një vit dhe në momentet e fundit na shpallet një vendim gjykate, një nga më spektakolaret. Pretenduesi, pasardhësit e një familje të lashtë kërkojnë 50 hektarë dhe gjykata i jep 500 hektarë, dhjetfishin e asaj që është kërkuar. Kjo nuk është shaka, as gjëegjëzë. Po është shumë e rëndësishme për të vendosur piketat për të bërë shtet. Reforma në Energji dëgjoj se ka dështuar. Po vetëm këtë vit po them që kompania është në gjendje tiu fal 155 milionë dollar tua falë kountribuesve. Kjo ëhtë e barabartë me shumën që dilte nga Buxheti për të mbushur boshllëkun e vjedhjeve ”, ka sqaruar Rama.
‘’Çadra lidhet me Vettingun dhe kjo nuk do shkencë. Komisionet e Vettingut nisin javën e ardhshme, ardhja e PD-së në parlament do ta ndihmonte PD-në. ata nuk e mohojnë e thonë shprehimisht se Vettingun duan ta bëjnë ata. Por nuk mund të ketë 3 Vettingje.
Krahasimi me tre ligjet është idiot, sepse me tre ligje pa tre ligje Shqipëria nuk e merrte statusin e vendit kandidat. Vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat. Kam një lajm për të gjithë ju, Komisioni Europian ka filluar me ne me Ministrinë e Integrimit procesin teknik për hapjen e negociatave.
Bllokimi i Vettingut dhe jot re ligjet janë kushti i vetëm për të hyrë në Europë. Pa Reformën në Drejtësi që fillon me Vettingun, nuk mund të ketë më shumë ekonomi, investime, mirëqënie për arsyen e thjeshtë se të gjitha këto sot armikun më të madh kanë mungesën e drejtësisë. Ky është epilogu I një përpjekje të qëverisë sonë për të kapur kohën e humbur. Ne sjemi ëngjëj, kemi pasur edhe gabimet tona. Shqiptarët në qershor do japin përgjighjen e duhur. Unë nuk di asnjë mënyrë tjetër sesi mund të përmisohen standardet e zgjedhjeve nëse ti nuk ulesh në tavolinë për ti diskutuar ato. Ne nuk thonim ik ti që të vijmë ne. Ne kemi respekt për çdo njeri që është aty, po jo për ata që i përdorin protestuesit për të marrë një karrige tjetër në Parlament. Sa më shumë që ti fyeni njerëzit aq më keq do ta ndjeni veten në këtë vend”, ka përfunduar kreu io qeverise. (E.K/SHUPLAKA)