Kryeministri Edi Rama është i pari që është larguar nga Presidenca, ndërkohë që të gjithë ministrat, deputetët, ambasadorët dhe të tjerë të papranishëm në ceremoninë e betimit të Metës, po urojnë të sapo emëruarin në hollin e Presidencës.
Ndërsa kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin, në një urim tepër të ftohtë, Rama ka dalë jashtë godinës së Presidencës dhe është nisur drejt makinës së tij kryeministrore.
Kujtojmë se ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, Meta nuk shoqërohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila ka refuzuar postin e Zonjuës së parë dhe vendin e saj e kanë marrë fëmijët e tyre. Vajza e madhe Bora dhe djali Besari do të mirëpresin figurat publike gjatë 5 viteve të ardhshme në Presidencë. (D.D/Shuplaka)