Pas deklaratës së bërë nga Matthew Palmer lidhur me shmangine e dhunë në protestë apo dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram, Rama është shprehur se Amerika është ajoi që është vetmë për faktin që nuk toleron dhunën dhe respekton zgjedhjet dhe demokracinë.
“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 qershorit” thotë Rama.
Ndërkohë që kujtojmë se më herët Palmer ka bërë një deklaratë, në një intervistë për Top Channel ku shprehej se nëse do të ketë dhunë në këtë protestë përgjegjësinë do ta mbajnë organizatorët e saj.