Burime për ‘Fax News’ kanë konfirmuar se janë nisur drejt Kukësit Forca Speciale shtesë për të vënë nën kontroll situatën pasi protestuesit në Kukës të irrituar kundër tarifës në Rrugën e Kombit kanë shkatërruar gjithçka përfshirë dhe trarët.
Deri tani njoftohet se janë 12 policë të lënduar njëri prej tyre në gjenje të rënë. Por gazetarja e ‘Fax News’ Klaudja Karabolli nga vendngjarja tha se protestuesit janë të vendosur të qëndrojnë dhe ardhja e Foecave Speciale nga Tirana do të agravojë më tej situatën.
“Deri në vdekje”, ka thënë njëri prej protestueve.
(B.H/Faxweb)eri në vdekje