Pas PDIU-së edhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka hedhur sot akuza të forta në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Ai thotë se votat e LIBRA-së nuk janë numëruar si duhet dhe se në fund është manipuluar me to.
“Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit”, thuhet ndër të tjera në statusin e Blushit.
STATUSI I BLUSHIT:
JA PROVA SI U VODHËN VOTAT. DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA. SIPAS KQZ ZERO.
Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë.
Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit. Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.
Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?Po në gjithë Shqipërinë?Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.
(E.K/SHUPLAKA)