06:11 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas PDIU-së edhe PS çon ankimim në KQZ për tabelën përmbledhëse në Tiranë

10:12 | 11/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Incidentet në fushatë, Zguri: Të zbardhen, është koha për maturi dhe seriozitet

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar se nga sot nuk mund të kontestohet më asnjë tabelë përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme. Zguri ka theksuar se edhe PS ka çuar ankimim në KQZ për tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë.

““Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do procedojë me shqyrtimin e këtyre kërkesave ankimore, përpara se të përmbyllë këtë fazë të procedurave të veta administrative. Afati ligjor i përcaktuar për këtë qëllim është jo më i gjatë se 10 ditë nga data kur është regjistruar ankimi përkatës. Kjo procedurë do përmbyllet brenda datës 20 korrik.

PDIU e ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD për qarkun Berat dhe PS tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë. Tabelat për qarqet e tjera nuk mund të kontestohen më. Asnjë kërkesë nuk mund të depozitohet më për pavlefshmëri, u shpreh Zguri.

Ai ka theksuar më tej se organet kopetente duhet të zgjidhin sa më parë të gjitha çështjet hetimore që kanë të bëjnë zgjedhjet. Zguri ka theksuar se momenti që këto organizma të bëjnë publike rezultatet e punës së tyre. 

“Në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale kanë regjistruar çështje hetimore, për të cilat shqiptarët presin hetim të shpejtë, të pa ndikuar politikisht, profesional dhe të drejtë. Shqiptarët presin të bëhet publik sa më shpejt rezultati i procedimeve penale për të gjitha veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë në hetim. Qytetarët kanë nevojë ta shohin drejtësinë penale në fushën e zgjedhjeve në veprim dhe në lartësinë e ligjit. Pa lajme serioze, të besueshme dhe të qendrueshme nga organet e ndjekjes penale nuk mund të ringrihet besimi i publikut tek zgjedhjet. Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi procedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre. Nga sot subjektet zgjedhore nuk mund të bëjnë më ankimime. Por procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje të natyrave të tjera, të cilat kërkojnë reagimin e përgjegjshëm edhe të institucioneve të tjera. Task Forca e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e Zgjedhjeve 2017 apo Departamenti i Administratës Publike, janë marrë gjeresisht me problematikën e zgjedhjeve, kanë bërë konstatime, kanë ndërhyrë dhe kanë nisur procedura hetimi administrativ. Është momenti që këto organizma të bëjnë publike rezultatet e punës së tyre”, tha kreu i KQZ-së.

Sjelllim në vëmendje që nuk janë të pakta denoncimet nga ana e partive në vend,  ku akuzojnë se votat e tyre janë vjedhur dhe blerë. Vetëm një ditë më parë ka qenë PDIU që ka publikuar video ku shfaqeshin numëruesit në Tiranë  që nuk lexonin votat e saj.  Shpëtim Idrizi humbi mandatin në Tiranë për 38 vota.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: ankimimetklement zguriKQZ
Pas

Selami tregon se çfarë posti do t’i ofrojë Bashës nëse zgjidhet kryetar i PD-së

Para

DENONCIMI I DYTË I RËNDË/ ”Kam mbaruar në “La Sapienza” por as mjek fshati s’më morën drejtorët e tu”

Para
DENONCIMI I DYTË I RËNDË/ ”Kam mbaruar në “La Sapienza” por as mjek fshati s’më morën drejtorët e tu”

DENONCIMI I DYTË I RËNDË/ ''Kam mbaruar në “La Sapienza” por as mjek fshati s’më morën drejtorët e tu''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.