Drejtuesja e portalit Anabel.al, Dalina Buzi, u përfshi ditën e sotme në një replikë me Rezarta Shkurtën.
Shkaku i përplasjes mes tyre ishte një fotografi e shpërndarë nga Shkurta, ku shfaqej vajza e saj me Nexhmije Hoxhën.
Në përgjigjen e saj, Shkurta akuzonte Buzin si një demokrate të “shtirur”.
Pas lajmit që gazetarja e Faxweb.al raportoi paraditen e sotme, duke vënë përballë të dyja palët, ka ardhur reagimi i Buzit.
Në një postim në Instagram, Buzi falenderon Faxweb.al për pasqyrimin korrekt të replikave dhe saktësinë e lajmit.
Për të mos e mohuar faktin se në raste të tilla, kur për shkak të atyre ‘klikimeve të arta’, çdo gazetar përpiqet të shpërndajë sa më shpejt lajmin, ne të Faxweb.al na u “përkëdhel” sedra, që vetë protagonistja, Dalina e ka gjykuar lajmin e publikuar nga ne si më ‘korrektin’ nga të gjithë portalet.
Pavarësisht luftës së ethshme për t’u rritur në rrugën tonë, ne kemi zgjedhur të mbajmë (megjithëse me vështirësi) një të mesme të artë.
Kjo jo vetëm me personazhet publike, por me çdo qytetar, çdo shqiptar që na ndjek çdo ditë dhe ia beson të drejtën për t’u informuar, Fax News-it, dhe Faxweb-it gjithashtu.
(F.G/Faxweb.al)
Lajmi i publikuar paraditen e sotme në Faxweb.al:
Discussion about this post