Pas kërkesës së degës së partisë Demokratike në Shkodër, për të anulluar zgjedhjet për kryetarin e ri, dy kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të përballen sot në këtë qytet.
PD-ja e Shkodrës u ka dërguar ftesat anëtarëve të saj, për prezantimin e e kandidatëve për kryetar. Ky takim do të zhvillohet në ambientet e “Kinema Millenium”, rreth orës 19:30.
Kujtojmë se nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.
“Lulzim Basha lidhi marrëveshje me garanci. Në 25 qershor PD pësoi disfatën më të rëndë. Populli nuk do i fali PD-së inkoherencën e qëndrimeve. 25 qershori e çoi opozitën në prag të asgjësimit. Duhet garë e hapur dhe analizë për zgjedhjet. Kërkojmë anullimin e farsës së Bashës.”, deklaroi sot dega PD në Shkodër. (D.D/Shuplaka)