Naftëtari Agim Myrdini, i cili prej më shumë se dy orësh ka kërcënuar se do të hidhej nga një oxhak 40-50 metër i lartë ka filluar të zbresë. Pas negociaatve me përfaqësuesin e firmës Avni Braçe dhe premtimit të këtij të fundit se do t’i kalonin rrogat, Myrdini ka vendosur të zbresë.
Më parë drejt tij edhe familjarët kishin bërë lutje të shumta që ai të mos kryente aktin e hedhjes prej asaj lartësie. Ai kishte me vete edhe një shishe me benzinë në momentin që është ngjitur drejt oxhakut.
Ai menjëherë pas zbritjes nga oxhaku është dërguar me ambulancë drejt spitalit. Kujtojmë se punonjësit e rafinerisë së naftës edhe më parë i kanë shprehur shqetësimet për mosdhënien e pagave, po për ta nuk është dhënë asnjë zgjidhje. (E.K/SHUPLAKA)