09:39 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pas Prengës në listën e Lezhës një tjetër i dënuar. A do t’i kalojë LSI-së mandati i Lezhës?

11:16 | 27/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Prengës në listën e Lezhës një tjetër i dënuar. A do t’i kalojë LSI-së mandati i Lezhës?

Lista e Lezhës për deputetë nga Partia Socialiste duket se po shteron. Ditën e sotme edhe pse KQZ-ja nuk i hoqi mandatin pas kërkesës së Prokurorisë deputeti Armando Prenga dha dorëheqjen. Në letrën e drejtuar kryetarit të Kuvendit Meta ai tha se jep dorëheqjen edhe pse nuk preket nga ligji i dekriminalizimit.

Po ai që vjen pas tij në listë është më keq! Kastriot Piroli nuk mund të zëvendësojë Armando Prengën.

Piroli, i cili pason listën e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 2013-ës, rezulton të ketë edhe ai probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.

Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove. Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.  

Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë Kastriot Pireli është subjekt i ligjit të Dekriminalzimit dhe nuk mund të zërë karrigen e lënë bosh nga Prenga..

E fundit në listën e kandidatëve të PS Lezhë është Mirela Neli, e cila bashkë me Mejreme Delishin kanë dhënë tashmë dorëheqje që prej shtatorit 2013 kur i hapën rrugë mandatit të ish-deputetit tjetër të dorëhequr, Arben Noka.

Në këto rrethana, bazuar në Kodin Zgjedhor, nëse shteron lista e kandidatëve të PS Lezhë atëherë mandati i kalon partisë aleate në koalicion (më 2013) me herësin më të lartë. Referuar të dhënave të KQZ partia tjetër me herësin më të lartë është LSI me 2940 vota dhe mandati mund ti kaloje kandidatit tjetër në listë ish-deputetit të Partisë Agrare rreth një dekadë më parë, Petrit Gjoni. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: kastriot pirolimandati i Lezhes
Pas

Kodheli në Komisionin e Sigurisë: Ushtarët tanë në luftën kundër ISIS, u kërkuam nga SHBA

Para

Nicole Kidman s’di të duartrokasë?! Shikoni se çbën aktorja në ndarjen e çmimeve Oscar (VIDEO)

Para
Nicole Kidman s’di të duartrokasë?! Shikoni se çbën aktorja në ndarjen e çmimeve Oscar (VIDEO)

Nicole Kidman s’di të duartrokasë?! Shikoni se çbën aktorja në ndarjen e çmimeve Oscar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.