05:48 | 14/06/2025

Pas presidentit amerikan/ Merz ka qenë i informuar për sulmet izraelite në Iran, kancelari gjerman: I bëj thirrje të dy palëve të përmbahen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi i tij në Iran. Ndër këto vende ka qenë edhe Gjermania.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se është informuar me telefon në lidhje me veprimet ushtarake dhe objektivat që do të goditeshin në Iran.

Merz bëri të ditur se më pas ka ftuar në takim Kabinetin e Sigurisë së qeverisë federale. Në një deklaratë për publikun ai tha se “Programi bërthamor iranian shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit”.

“Ne riafirmojmë qëndrimin se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e tij dhe sigurinë e qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë. Në të njëjtën kohë, Merz u bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të destabilizojnë të gjithë rajonin.

Ndërkohë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) bën të ditur se objekti iranian i pasurimit të uraniumit në Fordo nuk është prekur nga sulmet izraelite deri tani. Agjencia me seli në Vjenë bëri të ditur se objekti ndodhet afërsisht 150 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran. Por objekti i dytë i pasurimit të uraniumit iranian në Natans, në veri të metropolit kulturor qendror iranian të Isfahanit, u sulmua. Këtë ka konfirmuar edhe IAEA. Nivelet e rrezatimit atje nuk janë të larta, raporton agjencia ndërkombëtare.

Para
 



Të Fundit